Na kontaktoni​
Bethany. Values. Kultura Ime.

Pranimi I Studentëve Ndërkombëtarë

Kolegji Lutherian Bethany është një shkollë private e nivelit universitar Amerikan. Kampusi është prej 20 hektarë dhe ndodhet pak jashtë qendrës, në qytetin e sigurt të Mankato, Minesota, me pamje mbi Luginën e Lumit të Minesotas.

Universiteti në SHBA hap degë të re për infermieri për studentë shqiptarë me bursëStudioni mjekësi, bizness, shkenca kompjuterike, inxhinieri dhe më tepër në SHBA

Me një raport studentë për fakultet 11 me 1 dhe një klasë mesatare prej 15 personash, studentët kanë mundësi përkujdesje personale nga fakulteti, mësime praktike dhe një ambient miqësorë, gjë që i jep mundësinë studentëve të arrijnë potencialin e tyre të plotë për punë apo për shkollë pasuniversitare.

Programet më të kërkuara janë biznes, media, inxhinieri, shkenca kompjuterike, biologji, dhe kimi.

Bethany ofron edukim me cilësi të lartë, të përballueshëm financiarisht, me bursë akademike dhe punë-studim të ofruar në kampus. Studentët ndërkombëtarë matrikullohen në një program unik gjatë vitit të tyre të parë, që përfshinë një kurs orientimi 3 javor para fillimit të semestrit, kurs Anglisht si gjuhë të dytë (AGJD), nëse e nevojshme dhe tutoring.

Studentët tek Bethany shijojnë mënyrën e jetesës në konviktet e kampusit dhe ushqimin në mensë. Sistemi i transportit publik të Mankatos është me kosto të ulët dhe ju mund të merrni autobus për tek dyqanet e shumëta dhe restorantet e rrugës Medizon.

Studentët e Bethany kanë një rekord të shkëlqyer në pranimin në shkollat pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara. Mbi 89% e të diplomuarve në Bethany janë pranuar në programin e tyre të shkollës pasuniversitare të zgjedhjes së parë.

Start video on Youtube: Friendly Bethany

Cila është Eksperienca e Bethany

Marrëdhënie personale
Shiko Videon: Marrëdhënie personale
Mundësi
Shiko Videon: Mundësi
Mëso për Krishtërimin
Shiko Videon: Mëso për Krishtërimin
Na vizito
Shiko Videon: Na vizito
Ghé thăm chúng tôi
Shiko Videon: Ghé thăm chúng tôi
Gjej rrugën Tënde
Shiko Videon: Gjej rrugën Tënde

Pse Bethany?

Bethany mund të jetë e përkryer për ju për të fituar një diplomë Baçelor nga një institucion amerikan i akredituar i nivelit universitar. A janë ndonjë nga këto cilësi të një kolegji të rëndësishme për ju?

Bethany mbështet studentët ndërkombëtarë.

Ne kemi zhvilluar një program studentor ndërkombëtarë gjithëpërfshirës në mënyrë që të sigurojmë suksesin e studentëve në rrugëtimin e tyre për tu diplomuar me një diplome baçelor 4 vjeçare në fushën e zgjedhur prej tyre

Para dhe pasi të mbërrini tek Bethany, qendra jonë e shërbimeve për studentët ndërkombëtarë, mund t’ju ndihmojë në një sërë mënyrash, përfshirë:

  • Ndihmë për të marrë I-20-ën tuaj
  • Asistencë për problemet e përshtatjes personale dhe kulturore
  • Thjeshtësimin e çdo udhëtimi jashtë dhe rikthim në Shtetet e Bashkuara
  • Thjeshtësim të autorizimit të punësimit
  • Thjeshtësim për zgjatjen e qëndrimit tuaj të ligjshëm në vend

Bethany mundëson një plan mbështetës për Anglishten.

Regjistrimi në një institucion të nivelit universitar pas shkollës së gjuhës me kohë të plotë ose disa viteve të shkollës së mesme amerikane mund të jetë një tranzicion i madh. Periudha e orientimit tonë në muajin gusht, është krijuar për të tejkaluar atë hendek. Deri në momentin e fillimit të semestrit të vjeshtës, studentët janë familjarizuar me rrethinat e tyre të reja, kulturën universitare dhe pritshmëritë dhe mund të fillojnë semestrin me vetëbesim.

Programi i orientimit gjithashtu ofron një input të vlefshëm për të ndihmuar studentët të regjistrohen në kurset e tyre të vjeshtës në nivelin e duhur. Bethany ofron gjashtë kreditë shtesë mbështetëse për anglisht gjatë secilit semestër për të përmbushur nevojat e studentëve. Studentët në këtë program gjithashtu regjistrohen në kurse me studentë amerikanë dhe qëndrojnë sipas planit për t’u diplomuar në katër vjet. Shihni seksionin tonë të aftësisë në Anglisht për detaje se si ne mbështesim studentët në një sërë mënyrash të niveleve të aftësive.

Bethany është i sigurt.

Bethany është një ambient i Krishterë i sigurt. Sipas statistikave vjetore të sigurisë të qeverisë së SHBA, Bethany ka pasur ZERO kriminalitet, krime urrejtje, apo arrestime të regjistruara që në vitin 2011 kur ky raport ka filluar. Ne ju inkurajojmë që t’i krahasoni këto numra me institute të tjera që jeni duke konsideruar të aplikoni. Ju do të ndiheni të zigurt fizikisht këto tek Bethany. Mëso më shumë për sigurinë në kampus.

Bethany e trajton çdo studentë si një individ.

Bethany është një kolegj i vogël, dhe këtë ne e shohim si forcën tonë. Me pak më shumë se 750 studentë dhe me një raport studentë/fakultet 11:1, ju do të priteni nga një fakultet dhe staf që dinë emrin tuaj. Stafi miqësorë i Shërbimeve të Teknologjisë Informative është i gatshëm t’ju ndihmojë me teknologjinë tuaj. Ka mundësi të shumëta për të marrë pjesë në aktivitete jashtëshkollore, role lidershipi, dhe shumë të tjera. Ne kujdesemi për studentët tanë tek Bethany!

BLC sipas numrave

750
TOTAL PREJ 750 STUDENTËSH
11:1
RAPORT MIDIS STUDENTËVE DHE FAKULTETEVE
98%
E STUDENTËVE MARRIN NDIHMË FINANCIARE
22
SHTETE TË PËRFAQËSUARA
28
KLUBE STUDENTORE DHE ORGANIZATA
Pamje ajrore e kampusit prej 20 hektarësh të Kolegjit Bethany Lutheran gjatë vjeshtës që tregon ndërtesa dhe pemë.

Kampus i bukur, vendndodhje e përkryer

Me vendndodhje në komunitetin e bukur dhe të sigurt të Mankato, Minesota, Bethany ndodhet në majën e një kodre të madhe që shikon qendrën e qytetit dhe Lumin Minesota. Kampusi jonë i bukur përbëhet nga godina moderne akademike, konvikte të mirëmbajtura në mënyrë të përsosur, pemë të gjata dhe hapësira atletike të shkëlqyera për të gjithë studentët.

Harta rajonale që tregon vendndodhjen e Betanisë në Minesota, Shtetet e Bashkuara.

Mankato ndodhet 90 minuta në jug të Aeroportit Ndërkombëtarë Minneapolis-St. Paul (MSP). Studentët e rinj që vijnë për herë të parë, priten në aeroport dhe transportohen në kampus nga përfaqësuesit e Bethany. Me një popullsi prej mbi 50.000 personash, Mankato ka shumë nga burimet e qyteteve të mëdha, por pa trafikun dhe problemet e tjera që prekin qytetet e mëdha. Shih hartën e kampusit.

Klima dhe përmbledhje e motit

Në Minesota ka katër stinë të mirë-ndara meteorologjike – verë, vjeshtë, dimër dhe pranverë.

Vera (Qershor – Gusht): Nëse mbërrini në Gusht, ju do të shijoni temperatura të ngrohta verore, mesatarisht midis 25 dhe 30 gradë Celsius.

Vjeshta (Shtator – Nëntor): Me fillimin e semestrit të vjeshtës, pemët do të ndryshojnë ngjyrë nga e gjelbra në të kuqe të ndezur, lejla, portokall dhe të verdhë, dhe temperaturat do të bien nga 15 në 25 gradë Celsius.

Dimri (Dhjetor – Shkurt): Kur dimri të fillojë, bora do të bie dhe do të krijojë një mbulesë elegante në pemët tona të me gjelbërim të përhershëm. Temperaturat gjatë kësaj periudhe të vitit janë të ftohta, prandaj merrni me vete veshje të trasha. Një komoditet që do të shijoni tek Bethany gjatë ditëve te ftohta është tuneli që lidh godinat akademike, kështu që nuk do të keni nevojë për veshje te trasha për të shkuar në klasë.

Pranvera (Mars – Maj): Në Mars, pranvera fillon, temperaturat fillojnë të rriten dhe fillon të shkrijë bora e dimrit.

Largësia nga Bethany nga qytetet kryesore të SHBA

Largësia nga Bethany nga qytetet kryesore të SHBA
CityLargësiaMe makinë
Minneapolis / Shën. Paul, Minesota130km90 minuta
Sioux Falls, Dakota e Jugut250km2.5 orë
Des Moines, Iowa340km3.3 orë
Duluth, Minesota / Liqeni Superior380km3.8 orë
Madison, Wisconsin470km4.5 orë
Milwaukee, Wisconsin / Liqeni Michigan575km5.5 orë
Çikago, Illinois700km6.5 orë
St. Louis, Misuri850km8.2 orë
Luani sporte NCAA (Shoqata kolegjiale kombëtare e atletikës) dhe studioni në SHBAKampus i bukur dhe i sigurtUniversiteti më i mirë në SHBA për shqiptarëtPërgatituni për punë me rroga të larta në SHBA
Një student operon me një kamerë televizive për të regjistruar një lojë lokale të hokejve në akull.

Bethany mundëson experiencë mësimi praktik

Bethany ka resurset optimale për mësim praktik në fushën apo disiplinën tuaj, për t’ju dhënë mundësinë të aplikoni atë që keni mësuar. Për shembull, departamenti jonë i Komunikimit dhe Arteve Mediatike ka pajisje të teknologjisë më të fundit që mundëson studentët të filmojnë dhe prodhojnë transmetime televizive fitues të çmimeve kombëtare. Studentët tanë të Programit të Shkencave Ixhinierike kanë ndërtuar katapulta, pajisje madje dhe varka. Cilido të jetë profili juaj, Bethay synon që ju të praktikoni atë që mësoni në mënyrë që të keni eksperiencë reale pune para se të merrni diplomën.

Studioni mjekësi, bizness, shkenca kompjuterike, inxhinieri dhe më tepër në SHBAZbulonin një botë të re ndërkohë që fitoni diplomën universitareMësoni në SHBA—vatra e  ekonomisë nr.1 në botëPërvojë e plotë universitare me sporte, artet e bukura, dhe miq

Përgatitja juaj për shkollat më të mira pasuniversitare

Shumë studentë duan të shkojnë në shkolla pasuniversitare pasi marrin diplomën Baçelor. Pranimi në një shkollë pasuniversitare të mirë në çdo fushë akademike është konkurruese dhe kërkon edukim cilësorë në kolegjin e mëparshëm.

Mëso më shumë për programet e shkollave pasuniversitare

Tek Bethany, kemi një rekord të shkëlqyer për transformimin e e kësaj ëndrre në realitet për studentët që duan të vazhdojnë në një nga programet më të mira pasuniversitare. Mbi 89% janë pranuar në programin e tyre të shkollës pasuniversitare të zgjedhjes së parë.

Shembuj të shkollave më të mira pasuniversitare në të cilat të diplomuarit nga ne janë pranuar.

  • Princeton
  • Universiteti Harvard
  • Universiteti i Chicago
  • Universiteti Duke
  • Universiteti Johns Hopkins
  • Universiteti Washington në St. Louis
  • Universiteti New York
  • Universiteti i Wisconsin
  • Universiteti i Florida
  • Universiteti i Minnesota
  • Universiteti Marquette
  • Universiteti Florida State

Aftësi në Anglisht

Studentët ndërkombëtarë që duan të pranohen në Kolegjin Luterian Bethany duhet të arrijnë nivelin e aftësisë në Anglisht. Ju duhet të plotësoni kriteret e njërës prej testeve të mëposhtme: TOEFL: 60; IELTS: 5.5; Duolongo: 90; SAT: 1000

Si të aplikoni në Kolegjin Luterian Bethany

Data të rëndësishme

Për regjistrimet për vjeshtë 2021:

  • 30 Prill 2021 Afati për aplikimin (Apliko Tani)
  • 15 Maj 2021 Afati i Depozitës së Shkollimit
  • 31 Maj 2021 Afati i regjistrimit
  • 30 Qershor 2021 Afati i pagesës
  • 25 Gusht 2021 Fillimi i semestrit së Vjeshtës

Për regjistrimet për pranverë 2022:

  • October 31, 2021 Afati për aplikimin (Apliko Tani)
  • November 15, 2021 Afati i Depozitës së Shkollimit
  • November 30, 2021 Afati i regjistrimit
  • December 17, 2021 Afati i pagesës
  • January 10, 2022 Fillimi i semestrit Pranveror

Kriteret e Aplikimit

Bethany është në kërkim të studentëve me karakter të lartë dhe me arritje të larta akademike. Të gjithë studentët e mundshëm të cilët nuk janë shtetas amerikan duhet të japin prova për sukseset e tyre akademike të mëparshme. Për të konsideruar aplikimin tuaj, departamenti i pranimeve të studentëve ndërkombëtarë do të shqyrtojë listën e mëposhtme, të cilën duhet të filloni ta mblidhni nëse janë të disponueshme për ju:

Rekorde edukimi

  • Dëftesa notave e shkollës së mesme (ose dëftesa e notave të kolegjit për studentë që transferohen)
  • Kopje e çdo çertifikate apo diplome të marrë

Pikët e testit

  • Rezultate nga TOEFL, IELTS apo ndonjë tregues alternativ të aprovuar të aftësisë në anglisht
  • Nëse studenti është nga një vend anglisht-folës, atëherë pikët e ACT apo SAT duhet të merren në konsideratë në vend të testit të aftësisë në Anglisht
  • Për studentët që transferohen nga një kolegj apo universitet tjetër në SHBA, kërkesat e testit mund të anulohen në varësi të shqyrtimit të dëftesës së notave.

Kërkesa të tjera për aplikim

  • Një letër rekomandimi
  • Çertifikatë përgjegjësie financiare dhe dokumente mbështetëse (deklaratë bankare)
  • Kopje të pasaportës

Studentët ndërkombëtarë të pranuar

Nëse jeni pranuar në Bethany, ju duhet të plotësoni hapat e rëndësishëm të mëtejshëm para se të regjistroheni për kurset:

  • Të paguani 150 Dollar depozitë shkollimi. Mund të përdorni FlyWire si një mënyrë ndërkombëtare me kosto të ulët për të dërguar pagesën tuaj për shkollim tek Bethany. Ju lutem na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje përreth FlyWire apo për kryerjen e pagesës.
  • Forma e strehimit
  • Çertifikatë përgjegjësie financiare
  • Vërtetim shëndetësor nga doktori juaj (përfshirë dhe të dhënat për imunizimin aktual)
Pamje ajrore e kampusit prej 20 hektarësh të Kolegjit Bethany Lutheran gjatë vjeshtës që tregon ndërtesa dhe pemë.

Na kontaktoni​

Email me përgjigje të shpejtë: usa@blc.edu

Është puna jonë t’ju ndihmojmë! Ju lutem kontaktoni personat e mëposhtëm të cilët do të jenë të lumtur t’ju ndihmojnë në mënyrë të shpejtë:

Nick Cook
Nick Cook
+1-507-344-7752
Paul Wold
Paul Wold
+1-507-344-7346

Social Media

Address

700 Luther Dr.
Mankato, MN 56001
United States

Universiteti në SHBA hap degë të re për infermieri për studentë shqiptarë me bursë
Universiteti në SHBA hap degë të re për infermieri për studentë shqiptarë me bursë
Studioni mjekësi, bizness, shkenca kompjuterike, inxhinieri dhe më tepër në SHBA
Studioni mjekësi, bizness, shkenca kompjuterike, inxhinieri dhe më tepër në SHBA
Harta rajonale që tregon vendndodhjen e Betanisë në Minesota, Shtetet e Bashkuara.
Harta rajonale që tregon vendndodhjen e Betanisë në Minesota, Shtetet e Bashkuara.
Luani sporte NCAA (Shoqata kolegjiale kombëtare e atletikës) dhe studioni në SHBA
Luani sporte NCAA (Shoqata kolegjiale kombëtare e atletikës) dhe studioni në SHBA
Kampus i bukur dhe i sigurt
Kampus i bukur dhe i sigurt
Universiteti më i mirë në SHBA për shqiptarët
Universiteti më i mirë në SHBA për shqiptarët
Përgatituni për punë me rroga të larta në SHBA
Përgatituni për punë me rroga të larta në SHBA
Studioni mjekësi, bizness, shkenca kompjuterike, inxhinieri dhe më tepër në SHBA
Studioni mjekësi, bizness, shkenca kompjuterike, inxhinieri dhe më tepër në SHBA
Zbulonin një botë të re ndërkohë që fitoni diplomën universitare
Zbulonin një botë të re ndërkohë që fitoni diplomën universitare
Mësoni në SHBA—vatra e ekonomisë nr.1 në botë
Mësoni në SHBA—vatra e  ekonomisë nr.1 në botë
Përvojë e plotë universitare me sporte, artet e bukura, dhe miq
Përvojë e plotë universitare me sporte, artet e bukura, dhe miq